Oferta nga Anglia/ Siti “fiksohet” me lojtarët e Juves, pas Kambiazos kërkon edhe…
Aksi i merkatos mes Juventusit dhe Mançester Sitit pritet të nxehet më shumë në ditët në vijim dhe mund të mos kufizohet vetëm te Kambiazo. Guardiola i ka vënë sytë edhe te një tjetër emër i madh në skuadrën e Motës, i cili po performon nën parashikimet që kishin bardhezinjtë.
Bëhet fjalë për Duglas Luiz, një profil tashmë i testuar në Premier Ligë dhe ende për t’u zbuluar në Serinë A. Anglezët janë pranë derës së “Zonjës” dhe Juvja mund ta gjejë shumë shpejt veten në negociata.
RASTI KAMBIAZO- Siti tashmë ka bërë lëvizje konkrete për Kambiazon përmes agjentëve dhe ndërmjetësve. Oferta e parë për Juventusin do të jetë 60 milionë euro plus 5 bonuse Nga ana tjetër Juventusi është në kushte të favorshme për dy arsye. E para lidhet padyshim me kundër ofertën që kanë bërë e cila është 80 milionë euro, një shifër ku mund të përfitojnë mjaftueshëm. Bardhezinjtë nuk kanë pse të ndjejnë presion pasi lojtari nuk po shtyn për t’u larguar dhe Tiago Mota nuk ka dhënë as shenjën më të vogël se dëshiron të dorëzohet, edhe pse në kampin bardhezi, përballë ofertave të larta nuk ka emra të pashitshëm.
RASTI DUGLAS LUIZ- Situata me Duglas Luiz është totalisht ndryshe. Lojtari nuk është aq qendror sa supozohej verën e kaluar në projektin e Motës dhe kërkesa e Mançester Sitit mund të bëhet një mundësi e mirë për të gjithë. Duke luajtur më shumë, në një kampionat që e njeh më mirë, ku vitin e kaluar shënoi 10 gola dhe dha po aq asistime, braziliani mund të rrisë sërish vlerën e tij.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"