Nxorën informacione, UEFA ndëshkon gjyqtarët spanjollë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 23:36

Nxorën informacione, UEFA ndëshkon gjyqtarët spanjollë

UEFA ka dënuar me dy ndeshje pezullim gjyqtarët ndërkombëtarë spanjollë.

Uefa-1 (1)

As dy javë më parë dhe as këto dy ditët e Ligës së Kampioneve dhe Kupave të Europës në tërësi, arbitrat spanjollë nuk janë shfaqur në Europë dhe e gjithë kjo si pasojë e bujës së shkaktuar nga rrjedhja e informacioneve për rastin e famshëm të Kukurejës dhe penalltisë së munguar për Gjermaninë në “Euro 2024”, konkretisht në çerekfinalen kundër Spanjës.

Roberto Rozeti, shefi i arbitrave të UEFA-s, ka kërkuar fajtorët dhe pas hetimeve beson se janë arbitrat spanjollë ata që kanë motivuar gjithë bujën e krijuar rreth asaj qarkoreje që iu dërgua të gjithë arbitrave për atë që ndodhi në Europian.

Llogaria “X.com” ka qenë e para që ka vënë në dukje dënimin dhe kjo është ajo që është. “Frigorifer” për gjyqtarët spanjollë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"