Nuk varen më nga kapiteni Lautaro Martinez, tani edhe Interi ka një kooperativë goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 21:32

Nuk varen më nga kapiteni Lautaro Martinez, tani edhe Interi ka një kooperativë goli

Të jesh lider edhe pa shënuar. Këtu është ai, Lautaro Martinez: kapiten, referencë, mbrojtësi i parë për Interin. Dëshmi e qartë për këtë është topi i rikuperuar, nga i cili nisi aksioni 2-0 të Barelës ndaj Napolit. Dhe edhe kur “Demi” nuk fryn rrjetën, ekipi vrapon fort. Çfarë lajmi i mrekullueshëm për Simone Inzagin, që në pak ditë, mes Lisbonës dhe Napolit, zikaltërit grumbulluan gola edhe pse pa numrin 10 ndër golashënuesit. Një kooperativë goli që i përfshin të gjithë.

LAUTAROOO MARTINEZ

JO VETËM LAUTARO – Dikush mund të thotë, duke përdorur një shprehje latine, se Lautaro është “primus inter pares”. Një i parë mes të barabartëve, një pikë kyçe në një grup në të cilin të gjithë kanë dinjitet të barabartë. Këtu po flasim për golat dhe prodhimin ofensiv, ku argjentinasi është padyshim ylli dhe kulmi, me 15 golat e tij mes Serisë A dhe Ligës së Kampionëve, por nuk është i vetmi burim për të shpjeguar efektivitetin e skuadrës në tabelën e rezultateve. Në fund të fundit, Lautaro ka shënuar një gol në katër ndeshjet e fundit (kundër Juventusit) dhe megjithatë Interi nuk ka ngadalësuar nga pikëpamja realizuese.

TITULLARË DHE REZERVA – Është emblematike ajo që ndodhi në dy ndeshjet e fundit, kundër Benfikës dhe Napolit. Këta janë golashënuesit: Arnautoviç, Fratezi, Sançez, Çalhanoglu, Barela, Turam. Të gjithë shënojnë, sulmues dhe mesfushorë, titullarë dhe “rezerva”. Në Lisbonë nuk kishte nevojë të ndryshonin gjërat në pjesën e parë për të filluar përmbysjen. Tre lojtarët e Interit që shënuan në ndeshjen evropiane jashtë fushe janë lojtarë që përpiqen të gdhendin hapësirën e tyre në atë që aktualisht është monopol, për ndeshjet që kanë vërtet rëndësi.

Ata dhanë sinjale dhe besnikët e Inzagit u përgjigjën menjëherë në Napoli: Çalha dhe Brella treguan pse janë thelbësorë në këtë Inter dhe Turam i shtyu menjëherë Markon dhe Aleksisin, në një garë të brendshme që mund të jetë e mirë vetëm për një ekip që udhëton kompakt drejt qëllimeve ambicioze.

RRUGËT E SHUMTA TË GOLIT – Në pak ditë Inzagi mori përgjigjet që kërkonte pasi gjeti një mesfushë të aftë për të prodhuar shumë dhe pa armë të reja në arsenalin e saj. Arnautoviç dhe Barela, për shembull, nuk kishin shënuar ende këtë sezon. Fratezi gjeti rrugën e tij në Europë dhe Çalhanoglu shënoi golin e parë pa penallti të sezonit të tij. Pra, Interi mund të bëjë dëm në shumë mënyra.

Nga një goditje e vendosur (këndi që çoi në golin e Arnautovivcit në Lisbonë), në kundërsulm (penaltia që Turam fitoi ndaj Benfikës), duke sulmuar rivalin që në nisje (2-0 i Barelës ndaj Napolit), me veprime të rrjedhshme dhe gjithashtu me momente talenti të kristaltë. Goditja e shkëlqyer e Çalhanoglusë me të djathtën nga jashtë kundër Napolit, por edhe padyshim supergoli i Dimarkos kundër Frozinones.

NDRYSHIM KURSI – Duke marrë parasysh edhe ndeshjen kundër ekipit të Ibrahimoviçit dhe Çunit, në katër ndeshjet e fundit Interi ka shënuar 9 gola me tetë lojtarë të ndryshëm. I vetmi i aftë për të përsëritur të njëjtën gjë ishte Çalhanoglu, i cili kishte shënuar nga pike e bardhë kundër Frozinones. Në tetë ndeshjet e mëparshme të kësaj serie, nga transferta në Salerno deri në atë në Salcburg, “vetëm” 5 lojtarë kishin gjetur rrjetën: Lautaro (8), Çalhanoglu (3, të gjitha me 11- metërsh), Turam (3), Sançez dhe Acerbi. Ekipi zikaltër ka referencat e veta dhe do të jetë forca shtytëse drejt golit për yllin e dytë, por tani nuk varet nga askush. As nga Lautaro, njeriu në mision edhe kur nuk shton gola të mëtejshëm për një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit. Kooperativa e golit ndodhet në Milano, Interi është vërtet i frikshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"