Nuk shënonte prej 8 muajsh në “San Siro”, Lautaro Martinez feston dhe shfryn: Jam i inatosur me gjykimin, por kemi faj vetë
Lautaro Martinez shënoi dje për herë të parë pas tetë muajsh në një ndeshje të Seria A, që luhet në “San Siro”. Sulmuesi argjentinas shënoi golin e vetëm të sfidës, që Interi fitoi kundër Venecias.
Pas ndeshjes nuk pati vetëm festë. Lautaro kritikoi nivelin e gjykimit të ndeshjes, ndërsa po ashtu i vendosi dhe fajin skuadrës së tij që nuk e mbylli sfidën me gola të tjera.
“Nuk kishte asnjë minutë shtesë në pjesën e parë, por shtatë në të dytën. Mendoj se futbolli duhet të ecë përpara dhe nuk po e bëjmë këtë. Prandaj jemi të inatosur. Nëse duam që futbolli të përmirësohet, të gjithë duhet të bëjmë më mirë.
Ne marrim tri pikët dhe vazhdojmë të bëjmë punën tonë në fushë. Sigurisht, kemi dhe fajin tonë që nuk e vramë sfidën, e njëjta gjë si me Juventusin. Është sezon i gjatë, por duhet të përmirësohemi në këto detaje.
Më shumë ka lidhje me kohën. E them gjithmonë se punoj për skuadrën. Dy gola nuk u quajtën, por jam i lumtur që morën pikët në shtëpi”, u shpreh Lautaro Martinez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"