Nuk ndodhte që nga viti 1968 në Ligën e Kampioneve, futbollisti i Monakos hyn në histori me golin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 21:41

Nuk ndodhte që nga viti 1968 në Ligën e Kampioneve, futbollisti i Monakos hyn në histori me golin e tij

Ndryshimi i formatit të Ligës së Kampioneve ka bërë që të ndryshojë edhe kalendari i ndeshjeve të saj, duke shënuar një gjë të pazakontë për këtë turne. Për herë të parë që nga viti 1968, ndeshjet e turneut më të rëndësishëm për klube në kontinent janë zhvilluar në muajin janar.

asdsadasddassdaasdads

Sfidat e sotme, kanë shënuar një kthim në kohë në atë periudhë kur aktiviteti ishte ende në edicionet e tij të para dhe po gjente periudhat më të përshtatshme për të luajtur, duke u larguar nga muajt e ftohtë të dimrit ku temperaturat dhe terrenet ishin të papërshtatshme.

Por ky ndryshim i formatit ka kthyer përsëri në kohë turneun dhe ndeshjet e 7-a në fazën e rimodeluar të grupeve, janë luajtur përsëri në janar. Kësisoj, Vilfrid Singo i Monako ka hyrë në histori sot, pasi me golin e shënuar ndaj Aston Vilës, u bë lojtari i parë që shënonte në Ligën e Kampioneve në muajin janar, që kur shënoi për herë të fundit Xhovani Saki për Juventusin ndaj Eintraht Braunshvajg më 31 janar 1968.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"