Nuk mbarojnë hallet për Skënderbeun, titullari i padisktueshëm dëmtohet para duelit delikat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2024 | 12:03

Nuk mbarojnë hallet për Skënderbeun, titullari i padisktueshëm dëmtohet para duelit delikat

Ardit Nikaj është dëmtuar dhe ka lënë grumbullimin e përfaqësueses U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi kthehet kështu në tjetër hall për Ivan Gvozdenoviç te Skënderbeu, që e ka aktivizuar titullar në 8 takimet e Superiores.

Ardit Nikaj

Sfida e radhës është mjaft delikate. Luhet më 20 tetor kundër Bylisit në transfertë, teksa kujtojmë se ballshiotët ndodhen një vend më poshtë se Skënderbeu me dy pikë më pak.

Koha nuk premton shumë për rikuperimin. Mbetet për t’u parë çfarë alternative do të zgjedhë Gvozdenoviç, nëse Nikaj nuk do të jetë i gatshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"