“Nuk kam marrë shpërblimet që më takojnë”,Luiza Gega e zhgënjyer nga Ministria e Arsimit dhe Sportit: E di për çfarë më vjen më shumë keq?
Atletja e cila na ka nderuar në garat evropiane dhe botërore duke sjellë disa medalje ari, Luiza Gega, me anë të një reagimi në InstaStory bën me dije se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, duke shigjetuar ndër të tjera, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Ajo shprehet se pavarësisht asaj që ka dhënë për vendin, ka marrë shumë më pak nga sa i takon, duke theksuar faktin se ajo ende nuk ka marrë disa shpërblime të tjera që po ashtu i takojnë.
Shkrimi i plotë i publikuar nga Luiza Gega:
“Sot e nisëm ditën me ‘doping control’. Në fakt shumë, po shumë, ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdha arrihen dhe duke punuar fort.
Dhe me gjithë respektin nuk ka asnjë sportist në historinë e Shqipërisë të ketë kryer kontrolle aq sa kryej unë brenda gare dhe jashtë gare. Dhe si për çudi dje marr vesh që Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk më jep shpërblim për një aktivitet ku nuk paska patur kontroll, ku sportisten nuk e dinë nëse ka apo s’ka kontroll, por detyra jonë është të jemi gati sa herë na kërkojnë për të bërë kontroll.
E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën time që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgjë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.
Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit, nuk do ta lë me kaq”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"