“Nuk ka shumë kohë”, Silvinjo për shortin: Është grup i vështirë, të gabojmë sa më pak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 23:50

“Nuk ka shumë kohë”, Silvinjo për shortin: Është grup i vështirë, të gabojmë sa më pak

Trajneri Silvinjo ka folur pas shortit për kualfikueset e Botërorit, që vendosi Shqipërinë përballë Anglisë, Serbinë, Letonisë dhe Andorrës.

sss

Trajneri brazilian nënvizoi se nuk ka shumë kohë, ndërsa duhet të bëjnë sa më pak gabime.

“Fillimisht, e kam thënë më shumë se një herë, ambiente të tilla janë diçka e bukur. Nga vazoja e tretë ishte e parashikuar, dy skuadra shumë të forta, më pas ne në vazon e tretë dhe dy ekipe nga vazoja e katërt dhe e pestë. Është një grup i fortë dhe i vështirë. Sot futbolli nuk është i lehtë. Të gjitha skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën. Me teknologjinë, mund të shikosh gjithçka. Është një grup për t’u luajtur, për t’u luftuar dhe për të shkuar deri në fund, sepse është i bukur. Të ëndërrosh se mund të shkosh në Botëror të jep shumë energji.

Gjithçka është shumë e shpejtë, nuk ka shumë kohë. Sa më pak të gabosh, aq më shumë shanse ke për të ecur përpara. Nga sot fillojmë nga zero. Të gjitha skuadrat mendojnë të shkojnë përpara, kjo është një ëndërr për shumë ekipe. Ne ëndërrojmë, por duhet të gabojmë sa më pak nëse duam të ecim përpara.

Mendimi i parë është ky, nëse gabon pak, ka mundësi të ecësh përpara, të arrish atje dhe pastaj, në tetor-nëntor, të kesh një mundësi për të shkuar në Botëror. Është një grup i vështirë, si shumë të tjerë, por duhet të luftojmë dhe të gabojmë sa më pak të jetë e mundur”, u shpreh Silvinjo në prononcimin e tij për fshf.org.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"