“Nuk jam i kënaqur për barazimin, ndjej keqardhje”, Abilaliaj zbulon “kurthin” e derbit: E dinim që Tirana…
Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ka shpjeguar se barazimi 1-1 nuk e kënaqte, edhe pse skuadra e tij ishte për shumë minuta në disavantazh përballë Tiranës. Tekniku i të kuqve theksoi se edhe barazimi nuk kishte qenë rastësi, pasi kishin parashikuar rënien e Tiranës në pjesën e dytë të ndeshjes.
“Të them të drejtën nuk jam i kënaqur, por i keqardhur nga si rrodhën gjërat, sidomos në pjesën e dytë. Kështu është futbolli, por e rëndësishme është që derbin mos ta humbësh, nëse nuk arrin ta fitosh.
Nuk jam i kënaqur, pika nuk është se na bën një punë, duhej të merrnim tre. Nuk jam i kënaqur për mënyrën se si interpretuan 3-4 futbollistë, sidomos në pjesën e parë. Kam probleme edhe me arbitrimin se lojë efektive u luajtën vetëm 20 minuta në pjesën e parë.
Na mungonin pikat e referimit në qendër të mbrojtjes se Sembene është gjysmë, Mehmetin u detyruam ta vendosim për shpejtësinë e shtatlartësinë. Bintsuka ishte gjysmë, Cara ishte gjysmë por e aktivizuam për shkak të dëshirës. I kishim marrë këto kosto në pjesën e parë, duke pasur parasysh që Tirana bie në pjesën e dytë dhe nuk ka variante lojë për shkak të mungesave. Në pjesën e dytë kaluam tërësisht ofensivë dhe aty ndryshuan gjërat.
Ishim deri diku shumë të shqetësuar për mënyrën se si po interpretonin lojën qendrat tona. Kur mbetën pak më shumë se 25 minuta nuk kishim çfarë të humbnim, e kishim llogaritur që nga minuta 55-60 Tirana do binte dhe ashtu ndodhi.
Vendim ndryshe? Të paktën tre lojtarë ndoshta nuk do ishin në fushë, por nëse nuk do i aktivizonim, do të ishim deri diku të cunguar në të dytën kur donim të ndryshonim lojën, Mund ta nisnim me ata që ishin më mirë fizikisht, por do të ishim të cunguar në të dytën, nuk do të kishim alternativa për vazhdimin e lojës.
Kishim marrë si kosto problemet në krahun e majtë duke ditur që Cara nuk arrinte në fazën difensive të bënte atë që duhej të bënte. Kjo krijoi pështjellim në krah dhe erhdi edhe goli. U munduam të mbanim topin, me shumë mesfushorë, por shumë lojtarë për atë mënyrë loje që donim, në fazën difensive nuk e bënin siç duhej. Kur kishim topin, nuk kishim rrezikshmërinë që duhej”, tha Abilaliaj për “MCN” pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"