“Nuk ishte dita jonë, jemi në një nivel me Gjeorgjinë”, Ramadani: E kishim përgatitur të sulmonim më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 23:41

“Nuk ishte dita jonë, jemi në një nivel me Gjeorgjinë”, Ramadani: E kishim përgatitur të sulmonim më shumë

Ylber Ramadani mendon se Kombëtarja shqiptare është në një nivel me Gjeorgjinë, edhe pse kjo e fundit e mundi sot në Tiranë. Pas sfidës ai theksoi se thjesht kjo ishte nj ëditë “jo” për kuqezinjtë.

bandicam 2024-09-10 22-57-19-764

“Normalisht ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim përgatitur më shumë që të sulmonim por ata ishin në mbrojtje me shumë forca, na vunë në vështirësi. Kur futej Hoxha në driblim na vinin një herë një, pastaj i dyti dhe na vuri në vështirësi.

Unë mendoj se Gjeorgjia është një skuadër shumë e fortë. Edhe ne, por nuk ishte sot dita jonë, mendoj që jemi në një nivel të njëjtë.

Mendoj se ata e kishin përgatitur ndeshjen shumë mirë me kundërsulme të vinin te porta. E shfrytëzuan dhe shënuan dhe ishte shumë e vështirë që t’i çanim mbrapa.

Kur dilja në sulm duhej t’i afrohesh Kvaras se ulej poshtë të merrte topin e rinisej. Çakvetadze bëri diferencën, shfrytëzoi mundësinë që i shkuam mbrapa Kvara dhe shfrytëzoi hapësirën pas shpinës tonë”, tha Ramadani për “Supersport’ pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"