Nuk ia del të bëjë emër në vendlindje, ish-trajneri i Partizanit shkarkohet pas 8 ndeshjesh në drejtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 23:47

Nuk ia del të bëjë emër në vendlindje, ish-trajneri i Partizanit shkarkohet pas 8 ndeshjesh në drejtim

Xhovani Kolela i dha fund në edicionin e kaluar “mallkimit” të trajnerëve italianë te Partizani, pasi të gjithë ata që kishin ardhur para tij në periudhën e drejtimit nga presidenti Gazment Demi, nuk kishin lënë shumë gjurmë në radhët e të kuqve. Dhe një prej tyre është edhe Franko Lerda, i cili zgjati vetëm disa muaj në pankinën e kryeqytetasve.

lerda

Trajneri mori drejtimin në qershor 2019 pas largimit të Skënder Gegës, duke udhëhequr të kuqtë në përvojën europiane dhe më pas edhe për disa javë në kampionat, derisa u shkarkua pas humbjes në derbin e fazës së dytë të kampionatit në dhjetor.

Lerda u kthye në vendlindje për të vazhduar karrierën, por dy eksperiencat e tij në Serinë C me Pro Verçelin dhe Krotonen, rezultuan dështime. Më 19 tetor, ai nisi një tjetër etapë të karrierës, duke u ulur në pankinën e Potencës. Por në 8 ndeshje, bilanci ishte i tmerrshëm me vetëm 2 fitore, 2 barazime e 4 humbje. Kësisoj, klubi italian sot ka komunikuar shkarkimin e tij nga detyra për mungesë rezultatesh, duke e lënë përsëri të papunë trajnerin 56-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"