“Nuk gjejmë arsyen pse kemi rënë nga Superiorja”, Imami në “Panorama TV”: Trajneri po bën punë të mirë, ja objektivat e mia dhe të Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 17:10

“Nuk gjejmë arsyen pse kemi rënë nga Superiorja”, Imami në “Panorama TV”: Trajneri po bën punë të mirë, ja objektivat e mia dhe të Dinamos

Mbrojtësi i Dinamos, Eni Imami ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama Tv”. Ai foli për fitoren e djeshme me Korabin, objektivat e klubit dhe synimi për tu ngjitur në Superiore. Imami foli dhe për ekipin e tij të preferuar dhe kush dëshiron që të shpallet kampion këtë vit.
bandicam 2023-04-04 16-46-00-083

“Na duhej direkt 3 pikëshi, do ishte e vështirë nëse nuk do të fitonim ndaj Korabit. Ne urojmë që të ngjitemi në vendin e parë, dhe duam që të mos e lëshojmë kreun. Përsa i përket Superiores, ne do të ngjitemi, por uroj edhe Skënderbeun dhe Flamurtarin, njëra direkt dhe njëra nga “play out”. Edhe nëse do të humbisnim ne ndaj Flamurtarit, presidenti ynë do të thonte që do ishte fitore e pamerituar për vlonjatët. Është çështje këndvështrimesh nga presidentët dhe nuk dua ta komentoj. Ka një ndryshim shumë të madh në Kategorinë e Parë, janë me idenë hë se arbitrat, fushat. Përshembull në Vlorë, kishte shumë tifozë dhe në Superiore nuk është se ka aq shumë. As e kam menduar asnjëherë të largohem nga Dinamo pse ra ndaj Kategoria Superiore. Ekipi ka djem të rinj, nuk gjejmë dot arsye si kemi rënë nga Kategoria. Dritan Mehmeti është shumë i qetë, e njeh shumë mirë ekipin, është shumë serioz dhe punëtor. Do të jetë meritë shumë e madhe për të nëse ngjitemi në Superiore. Kemi dhe 5 finale përpara. Në fillim të sezonit e kisha shumë të vështirë të përshtatesha me Kategorinë e parë. Unë dua shumë që të shpallet Vllaznia kampione, por do të më pëlqente të vazhdonte Partizani se ka bërë një kampionat të mirë, edhe Egnatia më pëlqen shumë. Nuk është se e kam ndjekur shumë Superioren, ndjek më shumë ekipet që kam qejf. Objektivi im është që Dinamo të renditet në vendin e parë në fund të sezonit, të ngjitemi në Superiore vitin tjetër, dhe objektivat e klubit janë të bëjnë pak a shumë të njëjtjën gjë që po bën edhe Egnatia këtë vit. Të jemi në top treshe në Superiore vitin tjetër, në gjysmëfinalen e Kupës ose edhe në finale edhe në Kupat e Europës. Presidenti Bardhi e ka në dorë të ardhmen time. Flamurtari është kundërshtari i fortë, edhe Skënderbeu më pëlqen shumë pas ardhjes së trajnerit të ri. Kemi një ambient pozitiv dhe jemi shumë të qetë, po e rishijoj futbollin pas në fillim kisha shumë vështirësi”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"