“Nuk është skuadër për t’u nënvlerësuar, duhet të japim maksimumin”, trajneri Batatina komenton shortin e Llapit: Afërsia na ndihmon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 20:08

“Nuk është skuadër për t’u nënvlerësuar, duhet të japim maksimumin”, trajneri Batatina komenton shortin e Llapit: Afërsia na ndihmon

Tekniku i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar shortin e skuadrës së tij në Ligën e Konferencës ku do të përballen me Buduqnostin e Malit të Zi. Në një prononcim për “Koha.net”, Batatina ka folur lidhur me kundërshtarin duke theksuar se skuadra e tij do të përpiqet të bëjë maksimumin për të kaluar më tej.

546456456

“Nuk është skuadër për t’u nënvlerësuar. Ka pasur rezultate të mira, ndërsa ne duhet ta bëjmë më të mirën. Duhet ta japim maksimumin dhe përparësi mund të them është që ndeshjen e kthimit e luajmë në shtëpi.

Duhet ta japim maksimumin, pasi kemi të bëjmë me një kundërshtar që ka mentalitetin e njëjtë. Afërsia na ndihmon shumë. Në bazë të ekipit që kemi dhe përfocimeve, kemi potencial për të ecur tutje”, u shpreh Batatina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"