Nuk është në planet e drejtuesve të Partizanit, Zguro pranë rikthimit te skuadra ku u shpall kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 21:08

Nuk është në planet e drejtuesve të Partizanit, Zguro pranë rikthimit te skuadra ku u shpall kampion

Zguro po kalon një moment jo fort pozitiv në karrierën e tij, teksa është pjesë e Partizanit në elitën e futbollit shqiptar, futbollisti pogradecar është pezulluar nga drejtuesit e kuq, teksa prej disa muajsh nuk aktivizohet me ekipin kryeqytetas. 

Zguro

Ndërkohë së fundmi, në mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, janë duke qarkulluar lajme për një rikthim të mundshëm të Zguros te Struga në merkaton e janarit.  

31-vjeçari arriti të shpallej kampion në elitën e futbollit maqedonas me Strugën, ndaj edhe drejtuesit janë duke “piketuar” një rikthim të mundshëm të Zguros, i cili me ekipin shqiptar të Strugës, u aktivizua 31 ndeshje në kampionat, ku shënoi 3 gola dhe regjistroi 7 asiste.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"