“Nuk e di çfarë të komentoj”, sulmuesi i Ukrainës i dëshpëruar: Me Shqipërinë humbëm një ndeshje që nuk duhej humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2024 | 0:03

“Nuk e di çfarë të komentoj”, sulmuesi i Ukrainës i dëshpëruar: Me Shqipërinë humbëm një ndeshje që nuk duhej humbur

Sulmuesi i Ukrainës, Vladislav Vanat, ka qenë shumë i zhgënjyer me humbjen e skuadrës së tij përballë Shqipërisë.

vanat

“Sigurisht që nuk jemi të lumtur, nuk e di se çfarë të komentoj për këtë. Ne humbëm ndaj Shqipërise në një ndeshje që nuk duhej ta kishim humbur, Ne thamë që nuk duhej të përsëritnim ndeshjen me Rumaninë, ne duhet që të shkojmë në fushë me dëshirë. Deri te goli i parë që pësuam, ne kishim ndeshjen nën kontroll, por pastaj ai ndryshoi të gjithë rrjedhën e ndeshjes.

Kur hyra në fushë, ne luajtëm për gjithçka, luajtëm me dy qendra, vrapuam pas mbrojtësve, por për fat të keq nuk krijuam raste. I falënderojmë tifozët dhe do të donim t’u kërkonim falje që nuk përmbushëm pritshëmrinë. Nuk ka nevojë të themi që ne do të dalim nga ky grup. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë me të njëjtën qasje si sot dhe të mos demoralizohemi pasi pësojmë gola”, tha Vanat për mediat ukrainase pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"