“Nuk doja një lojë të bukur”, Deliallisi pas fitores kundër Tiranës: Fati ishte me ne, morëm pikët që na duheshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 15:47

“Nuk doja një lojë të bukur”, Deliallisi pas fitores kundër Tiranës: Fati ishte me ne, morëm pikët që na duheshin

Erzeni arriti një fitore të rëndësishme përballë Tiranës në Rrogozhinë, e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Trajneri i shijakasve, Alfred Deliallisi, u shpreh tepër i lumtur për pikët e marra në këtë sfidë dhe se gjithashtu pranoi se fati ishte në anën e tij.

bandicam 2023-11-27 15-40-54-583

“Dua t’iu kërkoj ndjesë që nuk dola në intervistë herën e fundit, por ishte për arsye shëndetësore, jo për arbitrat ose gjë tjetër. Ishte një ndeshje karakteri, që na duheshin pikët. Duhet të ngrinim moralin pas asaj gjendje psikologjike që kishim rënë. Ishim të përqendruar, luftuam dhe vuajtëm shumë. Sot mendoj që kishim dhe fatin me vete, një fat që nuk e kemi pasur në ndeshjet e kaluar. Djemtë e merituan fitoren dhe komplimentet i shkojnë vetëm atyre.

Sot kërkoja diçka ndryshe. Duhet të merrnim pikët, nuk doja një lojë të bukur. Sot u munduam të ishim cinikë dhe të kapnim Tiranën në ato momente kundërsulmi. Dhamë gjithçka nga vetja dhe morëm tre pikët. Nuk e kam atë lloj kontingjenti për të bërë zëvendësimet e duhura.

Edhe unë i konstatova, nga lodhja e tepërt që kishin lojtarët, ngarkesa psikologjike, realisht vrapuan dhe sakrifikuan. Kishim dhe fatin, realisht, por në fund të fundit mendoj se e merituam fitoren dhe komplimente”, u shpreh Deliallisi për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"