Nostalgji për Barçën, Mesi darkë me kapitenët në Paris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 19:19

Nostalgji për Barçën, Mesi darkë me kapitenët në Paris

Drekat dhe darkat e Lionel Mesit me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës në Barcelonë janë të zakonshme muajt e fundit. Në fakt, që nga fillimi i vitit 2023 ka të paktën tri raste që kanë dalë në dritë, që përkojnë me po aq vizita të yllit argjentinas nga Parisi në Barcelonë.

MESI

Darka e fundit ishte ajo e 25 prillit, ku Mesi së bashku me gruan e tij, Antonela, u takuan në kryeqendrën e Katalonjës me Serxhio Busketsin dhe Zhordi Albën dhe partneret e tyre në restorantin “Enigma” të Barcelonës. Ata janë shoqëruar në takim edhe nga Pepe Kosta dhe gruaja e tij.

Dy muaj e gjysmë më parë, më 10 shkurt, tre miqtë dhe partneret e tyre kishin darkuar së bashku në restorantin “Estimar”, që ndodhet në lagjen Born. Dhe një vit më parë të tre lojtarët, këtë herë pa bashkëshortet e tyre, ishin takuar në restorantin “Sushi 99”, ku takuan edhe trajnerin Ksavi Hernandez, i cili po ashtu po darkonte atje, pasi shtëpia e tij është relativisht afër.

Siç ka mundur të zbulojë “Mundo Deportivo” së fundmi ka pasur edhe një tjetër nga këto darka për kapitenët e Barcelonës së bashku me Leo Mesin, por në këtë rast në Paris dhe me një risi në “mbledhje”: i pranishëm dhe Serxhi Roberto me bashkëshorten e tij. Darka e katërshes të shoqëruar nga partneret e tyre është mbajtur javën e kaluar, kur Ksavi i kishte dhënë disa ditë pushim ekipit Drekat dhe darkat e Lionel Mesit me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës në Barcelonë janë të zakonshme muajt e fundit. Në fakt, që nga fillimi i vitit 2023 ka të paktën tri raste që kanë dalë në dritë, që përkojnë me po aq vizita të yllit argjentinas nga Parisi në Barcelonë.

Darka e fundit ishte ajo e 25 prillit, ku Mesi së bashku me gruan e tij, Antonela, u takuan në kryeqendrën e Katalonjës me Serxhio Busketsin dhe Zhordi Albën dhe partneret e tyre në restorantin “Enigma” të Barcelonës. Ata janë shoqëruar në takim edhe nga Pepe Kosta dhe gruaja e tij. Dy muaj e gjysmë më parë, më 10 shkurt, tre miqtë dhe partneret e tyre kishin darkuar së bashku në restorantin “Estimar”, që ndodhet në lagjen Born.

Dhe një vit më parë të tre lojtarët, këtë herë pa bashkëshortet e tyre, ishin takuar në restorantin “Sushi 99”, ku takuan edhe trajnerin Ksavi Hernandez, i cili po ashtu po darkonte atje, pasi shtëpia e tij është relativisht afër. Siç ka mundur të zbulojë “Mundo Deportivo” së fundmi ka pasur edhe një tjetër nga këto darka për kapitenët e Barcelonës së bashku me Leo Mesin, por në këtë rast në Paris dhe me një risi në “mbledhje”: i pranishëm dhe Serxhi Roberto me bashkëshorten e tij. Darka e katërshes të shoqëruar nga partneret e tyre është mbajtur javën e kaluar, kur Ksavi i kishte dhënë disa ditë pushim ekipit.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"