Nojer kundër bordit: Tuhel nuk e tradhtoi Bajernin, u përpoq të bënte më të mirën në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2024 | 11:10

Nojer kundër bordit: Tuhel nuk e tradhtoi Bajernin, u përpoq të bënte më të mirën në skuadër

Pasi drejtuesit e atëhershëm të klubit bavarez, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, shkarkuan Julian Nagelsman në mars 2023, shpresat për pasardhësin Tomas Tuhel ishin të mëdha. Por 50-vjeçari nuk mundi të përmbushte pritshmëritë. Pas më pak sesa dy vitesh, Tuhel dhe gjigantët nga Mynihu u ndanë sërish.

5

Në një intervistë për “Kicker”, portieri i Bajernit Manuel Nojer, e mbrojti ish-trajnerin e tij me fjalë të qarta: “Rrethanat rreth klubit sigurisht që nuk ia lehtësuan punën. Kjo luan një rol vendimtar në perspektivën e përgjithshme. Vera e vitit 2023 nuk ishte e lehtë për një trajner, pavarësisht se cili do të kishte qenë atje. Nuk është kurrë e lehtë për një trajner të Bajernit kur nuk fitohen tituj. Nëse nuk ka sukses, perspektivat në Mynih nuk janë të mira”, vazhdoi kampioni i botës në 2014.

Kapiteni kundërshton thashethemet se Tuhel humbi besimin te lojtarët. Pas ndarjes miqësore të “timonierit” dhe klubit në fund të sezonit, që u vendos në shkurt pas një serie tjetër falimentimi, u spekulua se Tuhel kishte humbur mbështetjen e skuadrës.

Por Nojer shpjegoi tani se marrëdhënia mes teknikut dhe ekipit ishte e paprekur: “Ai punoi mirë me ne dhe na përgatiti mirë për kundërshtarët. Tomas Tuhel është një trajner i madh. Ai me të drejtë ka një reputacion të lartë”, e mbylli Manuel Nojer. Pas ecurisë mbresëlënëse në Champions, përgjegjësit në Sabener Strase madje negociuan nëse Tuhel do të qëndronte në Mynih për një periudhë më të gjatë kohore, por bisedimet dështuan.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"