Nojer kërkon falje për eleminimin e Bajernit, Kros: Nuk është e nevojshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 17:21

Nojer kërkon falje për eleminimin e Bajernit, Kros: Nuk është e nevojshme

Ish-mesfushori Toni Kros ka dalë në mbështetje të Manuel Nojer, pasi portieri i Bajern Mynihut u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë kundër Bajer Leverkusen.

kroee

Nojer u ndëshkua me të kuqin e parë në karrierën e tij të martën mbrëma, kur ai rrëzoi Zherëmi Frimpong, 17 minuta në humbjen 0-1 të bavarezëve në Kupë. Përjashtimi e la Bajernin në një pozitë të vështirë dhe kapiteni që atëherë ka kërkuar falje për incidentin, si në intervistat pas ndeshjes, ashtu edhe në mediat sociale.

“Është e vështirë… Fatkeqësisht, erdha shumë vonë në situatën në të cilën u përpoqa të ndihmoja. Pas kartonit të kuq, sigurisht që ishte jashtëzakonisht e vështirë për djemtë me një lojtar më pak, por ata vërtet provuan gjithçka. Më vjen keq”, ka shkruar Manuel në “Instagram”.

Megjithatë, ish-shoku i skuadrës së kapitenit të rekordmenëve gjermanë, Toni Kros, nuk mendon se 38-vjeçari ka ndonjë arsye për të kërkuar keqardhje. “Ndalo së kërkuari falje”, shkroi Kros në një koment në “Instagram” të shoqëruar nga emoji i “dhisë”, që qëndron për akronimin “GOAT”, pra do të thotë “Më i madhi i të gjitha kohërave”. Ish-lojtarët e gjigantëve nga Mynihu si Franc Riberi dhe Xhovani Elber, i dërguan gjithashtu mesazhe inkurajuese ish-portierit të Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"