Një vit nga ngjarja tragjike, Egnatia përkujton kapitenin Rafael Duamena

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2024 | 20:37

Një vit nga ngjarja tragjike, Egnatia përkujton kapitenin Rafael Duamena

Një vit më parë, në moshën 28-vjeçare, humbi jetën Rafael Duamena. Ish-kapiteni i Egnatias fitoi zemrën e të gjithë futbolldashësve në Shqipëri me paraqitjet dhe sjelljen e tij.

rafael duamena

Egnatia e ka përkujtuar atë se fundmi me një postim në rrjetet sociale. Ishte 11 nëntori i vitit 2023, kur Duamena pësoi atak kardiak në fushë.

Egnatia priste Partizanin në Rrogozhinë, takim që do luhej dhe në finale për të vendosur fatet e titullit kampion. Duamena u nda nga jeta duke qëndruar në krye të listës së golashënuesve dhe si sulmuesi më i mirë i momentit.

Më pas mbeti motiv për lojtarët e Egnatias, që fituan titullin kampion në fundin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"