Një shqiptar në fushë/ Ndeshja e La Ligës për rekord historik, nuk u regjistrua asnjë gjuajtje në portë
Tifozët që ndoqën duelin me Getafes dhe Rajo Vajekanos , të vlefshme për javën e dytë të La Ligës, sigurisht që nuk u argëtuan, por të paktën mund të thonë se ishin dëshmitarë të një rekordi historik.
Siç raporton Opta, kjo ishte ndeshja e parë në La Liga pas asnjë gjuajtje në portë që nga sezoni 2003/2004, vit në të cilin, portali i famshëm i statistikave filloi me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave.
Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu. Rajo Vajekano regjstroi 3 gjuajtje jashtë kuadratit, ndërsa Getafe krijoi 12 mundësi shënimi, por pa shënjestruar portën.
0 – El Getafe-Rayo Vallecano es el primer partido en el que no se produce ni un solo disparo a portería en LaLiga desde al menos la temporada 03/04. Sofocante. pic.twitter.com/GGpe1nQsbV
— OptaJose (@OptaJose) August 24, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"