Një portugez në provë te Dinamo, sulmuesi shkon me blutë në Itali
Në Itali me Dinamon mësohet se ka shkuar edhe një futbollist portugez, i cili është në provë. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i quajtur Nani, i cili do të vëzhgohet nga stafi teknik për një periudhë kohe, para se të vendoset, nëse është i vlefshëm për sezonin e ri apo jo.
Kryeqytetasit, përveç lojtarëve të afirmuar që kanë marrë në skuadër gjatë merkatos, si Dita, Muzek, Teqja e ndonjë tjetër, kanë në planet e tyre edhe lojtarë të rinj në moshë, siç është rasti i mesfushorit Adrian Doçi që firmosi pak ditë më parë, apo dhe afrikanëve Xhordi e Mandela.
Janë lëvizje që i shërbejnë të tashmes dhe të ardhmes së klubit. Nga skuadra e sezonit që shkoi ka pasur shumë largime, ndaj dhe afrimet po ashtu do të jenë të shumta. Deri tani janë 8 përforcime, nëse llogarisim edhe Maliqin, por të tjera lëvizje priten këto ditë në Itali.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"