Një përgjigje për Gjikën, Kushtën dhe logon e re, Idrizi: Idhullit tim i kërkoj një stemë për Flamurtarin
Sinan Idrizi i jep të drejtë Shpëtim Gjikës për deklaratat dhe komentet e tij për Flamurtarin. Idrizi thekson se Gjika e ndjen dhe vuan për skuadrën. “Shpëtim Gjika ka shumë të drejtë kur e kërkon Flamurtarin në Superiore.Gjika është një personazh pozitiv. Është një personazh që është një tifoz i Flamurtarit. Më thonë mua që po ky ngeli, duke shkruar në “Facebook”. Zotëri, ai është një personazh që vuan. Është një personazh që këta që shkruajnë do të bëhen 10% tifozë si Shpëtimi do të jetë një histori tjetër. Ai e ka të tijën, e ka në gjak, e ndien. Nuk e ka as për këtë dhe as për atë, të jeni të qartë. Po të jenë gjysma e këtyre që shkruajnë sa Shpëtimi, jemi në rregull”, deklaron Idrizi.
STEMA E RE
Administratori Sinan Idrizi shpjegon edhe stemën e re të Flamurtarit. Sipas Idrizit ideja është tek evoluimi komercial. Kreu i klubit i bën thirrje Sokol Kushtës t’i dërgojë stemën e tij kur ka luajtur me Flamurtarin dhe ai është i gatshëm ta ndryshojë menjëherë. “Shumica e këtyre që flasin për stemën e Flamurtarit janë të rritur përpara viteve 90-të. Janë mësuar me nocionin që stema e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ka qenë ajo që ka vendosur Kongresi i Përmetit me dy kalli gruri, një shqiponjë dhe me një yll të kuq. Nuk është kështu zotëri.
Të gjitha klubet e botës kanë një evoluim komercial. Është krijimi i markave të reja, i gjërave të reja. Stema e re është shumë e thjeshtë. Gjysma e krahut të shqiponjës dhe një “F”-je që është e një karakteri, ata që kanë një kulturë të thjeshtë fare e kuptojnë, është një ngjyrë e artë. Nëse nuk u pëlqejnë këto stema, atëherë të ndërtojnë një të re dhe unë jam gati t’ua plotësoj kërkesën të gjithëve. Problemi i stemës është shumë i thjeshtë. Ose kur thonë për shembull që na kthe stemën. Kë stemë? Unë jam gati ta kthej stemën… Nuk e keni qejf këtë stemë, doni stemë që mendoni se është origjinale e Flamurtarit, ma sillni. Cilën do stemë të doni më thoni ta bëj. Unë dua të kem…
Po të më pyesësh mua dhe të më thuash cilën stemë do ti, unë dua stemën e Flamurtarit të kohës së Vasil Rucit, Sokol Kushtës, Kreshnik Çipit dhe Rrapo Tahos. Unë atë stemë kam qejf. Po të jetë nga ana historike. Të më nxjerrin stemën që ka pasur Sokol Kushta te Flamurtari. I lutem idhullit tim të futbollit vlonjat Sokol Kushtës, nëse ka një stemë të Flamurtarit të tij, një fanellë të ma dërgojë dhe unë ta bëj stemën menjëherë gati. Të jesh i sigurt se edhe këto uniformat e reja do t’i kthej mbrapsht, do t’i bëj me stemën e re, të atyre viteve. Dua vetëm një foto dhe një ndeshje që ka bërë Sokoli me një stemë”, përfundon Idrizi.
EMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"