Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 10:12
Një mungesë e rëndësishme për Laçin, ja si pritet të rreshtohen kurbinasit
Kleandro Lleshi do të jetë mungesa e rëndësishme e Laçit për ndeshjen e së dielës me Dinamon, e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit. Mesfushori ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është io detyruar ta ndjekë skuadrën nga tribuna. Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë po ajo që trajneri Françesko Moriero ka aktivizuar në ndeshjet e fundit, ku skuadra ka pasur një ecuri goxha të mirë, sidomos në fushën e saj, ku ka mundur Vllazninë, Egnatian dhe Skënderbeun.
Kujtojmë që Moriero pak vite më parë kë drejtuar për një kohë shumë të shkurtër edhe Dinamon. Ndeshja e fazës së parë mes tyre dy skuadrave përfundoi me fitoren 2-1 të bluve.PANORAMASPORT.AL
![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)