Një “Bomba” për mesfushën, klubi i Kategorisë së Parë vazhdon merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2023 | 20:37

Një “Bomba” për mesfushën, klubi i Kategorisë së Parë vazhdon merkaton

Apolonia nuk e ka mby llur merkaton. Pavar ësisht se kanë kaluar plot tetë ditë nga mbyllja e tregut të hyrje-daljeve, fierakët kanë marrë edhe një lojtar. Quhet Davarel Diambomba Mouandza dhe bëhet afrimi numër “5” për skuadrën e Jeraj Rodrigesit. Ai ka zbarkuar dje në qytet dhe është vënë direkt nën urdhrat e stafit teknik. Bëhet fjalë për një kongolez, i datëlindjes 2003.

mOUNDZA

Luan si mesfushor shkatërrues, por që mund të luajë pa problem edhe në dy krahët e mesfushës. Marrëveshja me të është mbyllur, derisa rezulton i regjistruar edhe në sistemin e FSHF-së. Gjatë karrierës së tij ka luajtur gjithmonë në ligat amatore në vendlindje, ndërsa kulmin e tij e ka pasur vetëm në sezonin e fundit.

Është grumbulluar me U-20 e kombëtares së Kongos, duke u aktivizuar edhe në 4 ndeshje. Apolonia është një mundësi shumë e mirë, nisur nga vetë prioriteti që ka klubi për të rinjtë, qofshin ata vendës apo të huaj.

ANALIZË DHE STËRVITJE

Rinis stërvitja për Apoloninë. Seanca e parë për këtë javë ka nisur me një bashkëbisedim të hapur mes lojtarëve dhe trajnerit. Jeraj Rodriges ka bërë një analizë gati 20-minutëshe të derbit të fituar në shifrat 3-0. Ai është ndalur shkurtimisht thuajse te të gjitha situatat që solli ndeshja e parë e kampionatit ndaj Lushnjës. Gjithçka nisi me tone të qeta dhe domosdo, pasi skuadra bindi në start. Sidoqoftë, spanjolli kërkon përmirësim të vazhdueshëm. U vu theksi më së shumti te kontrolli dhe dominimi i lojës, me shumë qetësi, durim e përulësi, veçanërisht kur skuadra është në avantazh.

Kjo duhet të vijojë të përmirësohet sa më shpejt të jetë është e mundur. Madje që në ndeshjet e ardhshme. Nuk mungoi as përgëzimi i drejtpërdrejtë për pikët e para të plota, por e pati edhe një këshillë të rëndësishme. Pret që të rrinë larg euforisë. “E vërtetë që morëm një fitore të rëndësishme, por iku tashmë, u sigurua trepikëshi i parë.

Por mos harroni, u zhvillua vetëm java e parë. Duhet e do të vazhdojmë përulësisht punën intensive që loja jonë individuale e kolektive të jetë në maksimumin e saj”, tha mes të tjerash Rodriges. Pas kësaj analize, ekipi nisi përgatitjet në kuadër të ndeshjes së radhës në kampionat, që do ta kenë në transfertë me Korabin. Vijon me fazën e rikuperimit edhe mesfushori Stefano Omeri, i cili vazhdon të stërvitet vetëm në palestër. Ende nuk dihet kur do të rikthehet në fushë, por e sigurt është që jo këtë muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"