Një argjend dhe një bronz për Kosovën, bilanci i “Dardanëve” në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2024 | 23:55

Një argjend dhe një bronz për Kosovën, bilanci i “Dardanëve” në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Kosova ka mbyllur konkurrimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, eveniment në të cilin u përfaqësua me nëntë sportistë.

distria

Ekipi olimpik i dardan do të kthehet në atdhe me dy medalje olimpike, të cilat vijnë nga sporti i suksesshëm i xhudos, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë.

Zonës së medaljeve iu afrua edhe xhudist Akil Gjakova, i cili iu afrua bronzit, për ta mbyllur konkurrimin e tij në vend të pestë. Me dy medaljet e fituara në “Paris 2024”, Kosova e dërgon në total në 5 numrin e medaljeve në pjesëmarrjet e saj në Lojërat Olimpike, arritje këtij që vijnë të gjitha nga xhudo.

Majlinda Kelmendi, siç dihet i dha medaljen e parë të artë Kosovës, duke u shpallur kampione në “Rio 2026”. Më pas dy të arta të tjera u fituan nga Distria Kransiqi dhe Nora Gjakova në “Tokio 2022”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"