Nis sërish dëbora, frikë edhe për ndeshjen e fundjavës në Kategorinë e Parë
Nuk ka “paqe” mes motit dhe Pogradecit. Pritej që të mërkurën në “Gjorgji Kyçyku” të zhvillohej ndeshja e prapambetur me Butrintin, por në të gdhirë të ditës së martë nisën reshjet e borës në qytet.
Edhe pse dendësia dhe sasia e saj nuk ishte si e dy javëve më parë, FSHF vendosi që ta anulonte sërish. Për të shmangur rëndimin e terrenit nga ngricat, ndoshta mund të luhet mejsavën tjetër.
Në dyshim mbetet edhe ndeshja e së shtunës, kur Pogradeci duhet të presë Besëlidhjen. Megjithatë, deri në fundjavë situata mund të ndryshojë dhe stadiumi mund të jetë gati.
Për shkak të kushteve të motit, Ardjan Abazaj dhe stafi i tij kishte vendosur të kryenin sot një seancë njëorëshe. Pak minuta para startit të saj, reshjet kishin pushuar.
Kjo lejoi ekipin të praktikonte vetëm ushtrimet e rezistencës dhe shpejtësisë. Por nuk ka vonuar shumë dhe reshjet e borës kanë rinisur, gjithsesi pogradecarët nuk e ndalën programin.
REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"