Nis punën Luftëtari i ri, kryebashkiaku Golemi: Ngjitemi në të Parën
Ditën e sotme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik të Luftëtarit, teksa një javë më pas, do të bëhet grumbullimi i ekipit për të filluar fazën përgatitore.
Besmir Shabani është zyrtarizuar si trajner në skuadrën gjirokastrite dhe do të jetë ai bashkë me stafin teknik, që do të vendosin për formatimin e ekipit. Për “Panorama Sport” ka folur kryebashkiaku gjirokastrit, Flamur Golemi, që zbardh objektivat.
“Ngjitja e ekipit në të Parën dhe rikthimi i Luftëtarit në elitën e futbollit shqiptar është objektivi ynë. Futbollistët që kemi aktualisht,por edhe prurjet e reja do ta bëjnë ekipin më konkurrues. Trajneri është i motivuar plotësisht për të realizuar objektivin që kemi në këtë sezon”, tha mes të tjerash kryebashkiaku.
GËZIM BEQIRI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"