Nis aventura e re, ish-portieri i Partizanit prezantohet në klubin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 22:14

Nis aventura e re, ish-portieri i Partizanit prezantohet në klubin kosovar

Ish-portieri i Partizanit, Vokli Laroshi, do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin kosovar. Gardiani i talentuar 21-vjeçar, i ka dhënë lamtumirën Turbinës ku luante së fundmi duke u transferuar te skuadra e Llapit.

LAROSHI REXHEPI TEQJA

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kosovar i cili ka saktësuar se kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë me gardianin shqiptar, pasi kishte siguruar lejekalimin nga Turbina, ku ai ishte kapiten.

NJOFTIMI I KF LLAPIT

Mirësevjen Vokli Laroshit

“Gardiani” 21-vjeçar nënshkruan për dy-vite e gjysmë me Llapin

KF Llapi ka arritur marrëveshje me portierin shtatlartë Vokli Laroshi, i cili është bashkuar ditën e sotme me ekipin në Antalya.

Laroshi, i lindur në Elbasan, ish-reprezentues i Shqipërisë U21 e rrit edhe më shumë cilësinë e ekipit.

Ka qenë pjesë e Shkëndijës së Durrësit U19 për t’u transferuar më pas tek Partizani i Tiranës dhe së fundmi për një-vit ka qenë pjesë e Turbinës, si kapiten i ekipit.

Laroshi vjen në ekipin tonë pas insistimit të kryetrajnerit Batatina dhe pas bashkëpunimit me klubin e Turbinës të cilët i falënderojmë për korrektësinë dhe profesionalizmin e treguar në transferimin e Laroshit në klubin tonë.

Numri 12 do jetë numri i ri për portierin Laroshi me fanellën dhe ngjyrat e KF Llapit.

laroshi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"