Ngjitje sportive/ Miroslav, dy rekorde botërore për 5 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2024 | 19:00

Ngjitje sportive/ Miroslav, dy rekorde botërore për 5 minuta

Sportistja polake në ngjitje sportive, Aleksandra Miroslav, ka shkruar dje historinë gjatë raundit kualifikues të ngjitjes së shpejtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 30-vjeçarja vinte në garën e Olimpiadës si rekordmene botërore në këtë disiplinë, teksa gjatë kualifikuese kishte regjistruar kohë prej 6.24 sekondash.

z31203761IEG,Paryz-2024--Aleksandra-Miroslaw-

Por Aleksandra Miroslav e theu menjëherë rekordin që në ngjitjen e parë në raundin kualifikues në “Paris 2024”, duke shënuar kohën 6.21.

Jo vetëm kaq, pasi ajo vendosi një tjetër rekord botëror në ngjitjen e dytë, duke regjistruar kohën 6.06 sekonda, që tashmë është rekordi i ri botëror në ngjitjen e shpejtë. Dy herë kampionia e Botës dhe e Europës, aktualisht i ka dhjetë rezultatet më të shpejta në këtë disiplinë të ngjitjes sportive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"