Nga transferimi tek objektivat, Tami Abraham: Milani, gjithmonë ëndërr! Dua të shkruaj historinë
Tami Abraham është prezantuar si lojtar i Milanit, pavarësisht se një prezantim të punës së tij e ka bërë me asistin për Leaon në barazimin e së shtunës kundër Lacios. Anglezi, dje, ka mbajtur një konferencë të shkurtër për shtyp e në vijim të gjitha deklaratat e tij.Të gjitha në një kohë të shkurtër: mbërritja, debutimi dhe asisti…
Jam rritur me Milanin. Gjithnjë e kam konsideruar një klub të shkëlqyer. Shpesh më pyesin se si dua të luaj, por jam gjithmonë i gatshëm të përballem me sfida të reja. Shpresoj të kemi rezultate të mira dhe të kem një ndikim pozitiv.
Çfarë emocionesh keni ndjerë?
Kur pashë se Milani ishte i interesuar për mua, nuk bëra gjë tjetër veçse prita, duke i thënë vetes një mijë herë se ishte vendi që doja të shkoja.
Si e shpjegoni marrëveshjen e menjëhershme me Leaon?
Ka një histori mjaft qesharake pas saj. Vendosëm përpara se të niste ndeshja se çfarë do të bënim së bashku. Më pas hymë dhe bëmë.
Si jeni fizikisht sepse duhet thënë që keni qenë i dëmtuar në Romë?
Ndihem më së miri. Jam duke u rikuperuar nga lëndimi e ndihem shumë mirë.
Çfarë i thatë Teos dhe Leaos gjatë pushimit kur nuk iu bashkuan grupit?
Të gjithë e kemi parë skenën. Po flisja me ta, kishte adrenalinë. Qëndruan në anë të fushës, por thjesht sepse kishte ujë dhe pinë aty.
Çfarë premtimi u bëni tifozëve të Milanit?
Jam rritur me këtë klub, në zemrën dhe shpirtin tim, me të gjithë trofetë dhe lojtarët, duke luajtur këtu, në këtë qytet fantastik dhe në këtë stadium fantastik, siç janë edhe tifozët. Do të doja të kontribuoja me më të mirën time. Do të përpiqem që sezoni të shkojë sa më mirë.
Me Moratën jeni njohur që në kohët e Çelsit…
Po, u takuam në Londër. Morata është një lider, të jesh në fushë me të është vërtet e bukur dhe interesante.
A ka ndonjë lider te Milani?
Zbrita nga avioni dhe shkova të luaja, duhet pak kohë për të kuptuar më tepër dhe për të krijuar marrëdhënie. Në Milano ka disa lojtarë të mëdhenj e un kam disa miq.
Po duket sikur keni dashur të largoheni nga Roma?
Jo. Nuk është se e kam humbur besimin dhe tifozët e dinë se sa e rëndësishme është Roma për mua. Por ndonjëherë në jetë ka raste në të cilat duhet të ngjitesh në nivel, të vendosësh stekën më lart dhe mendova se kjo ishte mundësia e duhur. I uroj Romës më të mirën, por tani jam i fokusuar te Milani.
Vini nga dy vite të vështira…
Viti i parë shkoi shumë mirë me Romën, pastaj i dyti ishte më i vështirë. Lojtarët janë qenie njerëzore dhe lëndimi më tërhoqi për ca kohë, por kjo te Milani është mundësia ime e shkëlqyer për të treguar se jam kthyer. Ambicia ime është gjithmonë të fitoj.
Cilat janë synimet tuaja?
Jam 27 vjeç dhe ka shumë zgjedhje për të bërë. Dua të shënoj gola, e shumë presin lojë ajrore nga unë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"