Nga Tërbuni, Turbina, Gramshi dhe Naftëtari. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë
Tërbuni mori një fitore me vlera ndaj Gramshit dhe pritet një fazë e dytë më e mirë për pukjanët. Për “Panorama Sport”, Vildan Kaçubela u shpreh: “Jam i kënaqur që arrita të shënoj golin e fitores, që vlen shumë për objektivin e Tërbunit.
Tani na pret ndeshja e radhës me Valbonën dhe jam i bindur se do ta marrim fitoren. Tërbuni nuk do të ndalet dhe ne i kemi të gjitha mundësitë të ngjitemi sa më lart”.
Gramshi
Gramshi nuk doli dot te rezultati pozitiv në Pukë. Në një prononcim për gazetën, zv.trajneri Leonard Toçila deklaroi: “Jemi mundur ndaj Tërbunit, por nuk e kishim fatin me vete. E meritonim barazimin në Pukë, pasi luajtëm mirë dhe i kishim të gjitha mundësitë. Futbolli kështu e ka dhe nuk duhet të mërzitemi. Duhet ta harrojmë këtë disfatë dhe të shtunën të fitojmë në shtëpi ndaj Adriatikut”.
Naftëtari
Naftëtari e ka nisur me humbje fazën e dytë, ku u mund nga Iliria. Mbrojtësi David Fakaj, i afruar gjatë merkatos së dimrit për gazetën u shpreh: “Ishim përgatitur për një rezultat pozitiv ndaj Ilirisë, ndonëse i dinim vështirësitë. Me pak kujdes mund ta evitonim humbjen, pasi zhvilluam një ndeshje të mirë. Nuk duhet të demoralizohemi, pasi i kemi mundësitë për një ecuri sa më pozitive”.
Turbina
Me golin e Artion Alillarit Turbina e nisi me fitore fazën e dytë, ku në shtëpi mposhtën Butrintin. “Panorama Sport” Alillari u shpreh: “Te Turbina erdha në merkaton e dimrit dhe e nisa mbarë. Jam i lumtur për këtë, pasi i dhashë fitoren ekipit. Golin ia dedikoj tifozëve të zjarrtë cërrikas, të cilët më përkrahën shumë. Tani kërkoj golin e radhës ndaj Labërisë, ku synojmë një tjetër fitore”.
G.PEMA/ M.MIRAKA/A.ÇEPANI/- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"