Nga Tërbuni, Turbina, Adriatiku te derbi Devolli-Maliqi. Lajme shkurt nga Kategoria e Dytë
Tërbuni vazhdon punën nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi, i cili për “Panorama Sport” tha: “Kemi afruar disa lojtarë cilësorë, premtues për vazhdimësinë. Merkatoja është e hapur dhe presim një qendërmbrojtës.
Në sulm dhe mesfushë ekipi është i plotësuar. Përgatitjet po i kryejmë në Shkodër dhe nuk na ka munguar mbështetja e kryebashkiakut Rrok Doda, i cili ka garantuar financat dhe u ka kërkuar futbollistëve t’i përgjigjen përkrahjes së tij me rezultate pozitive”. GANI PEMA
TURBINA
Java ka nisur me përgatitje intensive për Turbinën. Skuadra po kompletohet dhe po merr ngarkesat e duhura, për të qenë gati për sezonin e ri. Stafi drejtues ka menduar që të testoj ekipin, ku janë planifikuar dy miqësore brenda javës. Turbina do të përballet me dy ekipe të Kategorisë së Parë për të parë gjendjen se ku ndodhen. Në mesjavë do të ndeshen me Kukësin, ndërsa në fundjavë me Lushnjën. Të dyja testet do të zhvillohen në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut. MARIGLEN MIRAKA
ADRIATIKU
Adriatikut ka nisur punën prej dy muajsh, ku janë afruar disa lojtarë nga Teuta e Vora. Në fundjavën e shkuar Adriatiku zhvilloi një test, duke u përballë me Albanët në Pezë, ndeshje kjo që u fitua nga kryeqytetasit 3-2. Pavarësisht rezultatit, presidenti-trajner i skuadrës, Ded Mehmeti, u shpreh i kënaqur nga disa prej lojtarëve të afruar. Skuadra me qendër në Katundi i Ri Durrës, shpreson që në sezonin e ri të ketë një paraqitje dhe pozicionim më të mirë. ABDULLA DUSHKU
Devolli, “poker” Maliqit në miqësore
Devolli-Maliqi 4-0
Golat: Emanuel 30’, Frenki 35’, Artur 55’, Burimi 70’
Devolli: Angelofski, Soza, Ivani, Çuko, Rei, Artur, Staro, Hasa, Frenki, Emanuel. (U aktivizuan: Niko, Ago, Burimi, Gupe). Trajner: T.Meraku
Maliqi: Aleks, Blaceri, Bregu, Lipo, Torollari, Lipollari, Pero, Elmas, Agolli, Xheferson, Demollari. (U aktivizuan: Ndoci, Tako, Muçollari, Xaka). Trajner: E. Malësia
Gjyqtarë: J.Potka, A,Sula, Sh.Shaholli (Korçë)
Devolli-Maliqi është derbi i prefekturës së Korçës dhe të dy ekipet u përballen mes tyre në fundjavë në një ndeshje miqësore. Takimi u mbyll me fitoren e pastër,4-0, të devollinjve, të cilët dominuan si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Ekipi i Devollit realizoi nga dy gola për çdo pjesë, por humbi shumë raste te tjera për shënim. Maliqi zhvilloi një ndeshje të bukur, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, madje shpërdoroi edhe një 11-metërsh, të goditur nga sulmuesi Xaka. Të dy ekipet përdorën formacione për krijimin e boshtit të ekipeve te tyre, kur duhen edhe tri javë që të fillojë sezoni i ri dhe të jenë gati për Kategorinë e Dytë, ku priten surpriza. Thanas Gjata
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"