Postuar: Gusht 2, 2024 | 18:53
Nga Superiorja në krizë absolute, Kukësi dhe Erzeni janë në… gjumë
Si asnjëherë në dekadën e fundit, sezoni 2024-2024 për Kategorinë e Parë nis më 24 gusht, me klubet që janë kapur disi të papërgatitura, pasi janë mësuar që kampionati të startojë gjithnjë në muajin shtator.
Për ironi të fatit, në javën e parë do të përballen skuadrat që u zbritën nga Superiorja, Kukësi dhe Erzeni. Aktualisht, kur duhen edhe 22 ditë nga starti, rezulton se këto ekipe janë ndër të vetmet që nuk kanë nisur përgatitjet.
Nuk dihet se nga cilët trajnerë do të drejtohen dhe mbi të gjitha kanë probleme të mëdha në organizim, duke rrezikuar seriozisht edhe pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë. Si Kukësi dhe Erzeni po kalojnë një krizë financiare dhe organizimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"