Nga stoli në fushë, tropojanët me shumë magësi. Balla: Valbona, “kockë e fortë” për Vorën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 16:56

Nga stoli në fushë, tropojanët me shumë magësi. Balla: Valbona, “kockë e fortë” për Vorën

Valbona vijon seancat stërvitore të vlefshme për takimin kundër Vorës, që do ta luajë të dielën, ora 13:30, para sportdashësve të vet. Situata e tropojanëve para kësaj sfide nuk është e favorshme.

valbona

Përveç mungesës së trajnerit, te Valbona nuk janë të gatshëm edhe disa titullarë për arsye shëndetësore, por edhe të dëmtuar. Deri tani nuk janë gati dy sulmuesit Krasniqi, Kovaçi, kapiteni Mashi dhe mbrojtësi i majtë Zeqiraj, të cilët nuk janë në 100 % për arsyet e mësipërme. Lidhur me takimin e kësaj jave, mesfushori Denis Balla, që erdhi këtë sezon te Valbona nga Besa e Kavajës, për “Panorama Sport” u shpreh:  “Kam luajtur me Vorën para 3 sezonesh dhe e njoh mirë atë skuadër, pavarësisht ndryshimeve në përbërje.

Dua t’u them, se me Valbonën do ta keni ‘pisk’ dhe jemi një ‘kockë e fortë’. Pra, ta harrojnë se kalohemi lehtë, ndoshta edhe mund t’u prishim planet duke ju marrë pikët e plota. Ne po përgatitemi që skuadra të plotësojë pikët e munguara në shtëpi, pasi deficitet janë të mëdha dhe gjendja e ekipit po rrezikon pozicionin në tabelë. Ne do të mundohemi të japim gjithçka në fushë për mbijetesën”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"