Nga Naftëtari, Veleçiku, Turbina, Gramshi te Devolli, lajme shkurt nga Kategoria e Dytë
Barjam Fraholli do të jetë trajneri i Naftëtarit për sezonin e ri. Në ditët e para kuçovarët u stërvitën përkohësisht nga kapiteni Erion Kajo.
Por drejtuesit kanë vendosur përfundimisht për ish-futbollistin e njohur të viteve ‘80-’90. Fraholli e drejtoi ekipin në fundin e sezonit të kaluar. “Falënderoj drejtuesit, veçanërisht kryebashkiakun Hajdari për konfirmimin tim në drejtimin e Naftëtarit”, u shpreh trajneri Fraholli. ARBEN ÇEPANI
VELEÇIKU
Kanë marrë fund pushimet edhe për Veleçikun, pasi nga e hënë skuadra koplikase ka zbritur në fushë dhe ka nisur punën për sezonin e ri. Në fillim të nisjes së seancës së parë drejtori Rexha dhe trajneri Duli u kane dhënë lojtarëve udhëzimet paraprake, si dhe u kanë bërë të ditur edhe strategjinë e Veleçikut përgjatë sezonit 2024-2025 në Kategorinë e Dytë. Edhe pse puna ka nisur me vonesë, klubi ka ruajtur bërthamën e skuadrës dhe në vijim priten përforcime. BASHKIM RAMEKAJ
Turbina fiton testin me Gramshin
TURBINA – GRAMSHI 2-0
GOLAT: Xhameta 26′, Rivaldo 89′
Turbina: Toromani, Arbana, Belshi, Hoxholli, A.Ranxha, Gjoka, Xhameta, Ismailaj, Rivaldo, Angelio, Diego;(U aktivizuan: Miza, Kovaci, L.Ranxha, Lami, Janca, Roci, Ccekini, Haxhiu). Trajner: Xh. Çutra
Gramshi: Zharri, Topalli, Goga, Shehi, Dedja, Ccela, Baku, Xhelili, Malaj, Tartari, Muzhaqi; (U aktivizuan: Ajazi, Balliu, Dhima, Llapushi, Lena, Lumshi). Trajner: H. Çapja
Gjyqtarë: Ronaldo Jahja (Elbasan)
Të shtunën, në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut, u luajt miqësorja Turbina-Gramshi, takim i fituar nga vendasit me rezultat 2-0. Trajnerët e nisën me formacionet më të mira, ndërsa në pjesën e dytë bënë shumë zëvendësime. Miqësore u ka shërbyer dy trajnerëve, Çutra i Turbinës dhe Çapja i Gramshit, për të provuar prurjet e reja të merkatos. Turbina është paraqitur më mirë në këtë miqësore dhe golat për cërrikasit u shënuan nga Xhameta në minutën e 26-të dhe nga braziliani Rivaldo në minutën e 89-të. MARIGLEN MIRAKA
Devolli shpërthen me “lumë” golash
DEVOLLI – POGRADECI U-19 10 – 0
GOLAT: Artur 5’(11-m), Ibraim 10’, 50’, Emanuel 23’, Ivani 36’(11-m), Staro 55’, Burimi 65’,85’, Hasa 70’, Cico 80’
Devolli: Angelofski, Çuko, Hasa, Staro, Ivani, Ibraim, Artur, Emanuel, Frensi, Çiço, Burimi. Trajner: Spartak Meraku
Pogradeci U – 19: Angjyrlicaj, Gora, Gozhdari, Kreka, Shkullaku, Balliu, Maxhari, Hafesllari, Mertkolas, Mançellar, Laraku. Trajner: J. Gjata
Gjyqtarë: J. Potka, Sh. Shaholli, Dh. Hoxhaj (Korçë)
Devolli mundi me rezultat të thellë, 10-0, Pogradeci U-19. Devollinjtë zhvilluan një ndeshje me ritëm te lartë dhe aktivizuan të gjithë lojtarët që kanë dispozicion. Ata mbajtën në presion të rinjtë pogradecarë, të cilët u munduan por nuk e dalën vrullin e vendasve. Miqëtë shpërdoruan një mundësitë nga pika e bardhë. Nesër Devolli do të luaj miqësoren e radhës me Sopotin e Librazhdit. THANAS GJATA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"