Nga Menja te Reijnders, lumë firmash te kuqezinjtë e Milanit
Klubi kuqezi synon të ndërtojë besnikërinë e lojtarëve ndaj projektit të ri të Xherri Kardinales. Si? Nëpërmjet politikës së rinovimit të lojtarëve më të rëndësishëm, për të krijuar një bërthamë të fortë me kalimin e kohës. Do të fillohet me Menja. Portieri francez ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe për një kohë të gjatë.
Kontrata e tij skadon në vitin 2026, teksa marrëveshja e re parashikon zgjatjen e kontratës deri në 2029 me një rregullim të pagës nga 3.2 milionë në 5 milionë euro. Bashkatdhetari Hernandez është një tjetër me pak dëshirë për t’u larguar nga Milani, edhe për arsye familjare.
Gjatë udhëtimit në Madrid për Champions-in thuhet se ka pasur një takim mes drejtuesve të Milanit dhe menaxherit Hoze Maria Kijon. Dëshira është të vijohet së bashku, por duhet diskutuar edhe pak gjetur një marrëveshje për pagën. Mbrojtësi i krahut aktualisht fiton 4.5 milionë neto në sezon dhe do të donte të paktën 6.
Fillimisht ai kërkoi të arrinte 8 milionë, por mund të pranojë edhe 6 nëse shtohen disa bonuse. Një autograf i shumëpritur është ai i Gabias, djalit të rritur në ekipin e të rinjve.
Ai merr më pak se një milion neto, do të jetë gjithashtu i blinduar deri në 2029 me pagë të dyfishuar. Sa i përket Reijnders, tashmë një yll në mes të fushës edhe ai do të rinovojë. Fiton 1.7 milionë neto në vit dhe kërkon dyfishin me kontratën e re që do të kishte skadencë në vitin 2030.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"