Nga Fofana te Kone, ja emrat për mesfushën e Milanit që kërkon Fonseka
As Milani nuk fshihet më. Për të përfunduar me sukses fushatën e merkatos, Paulo Fonseka deklaroi se ka nevojë për një mesfushor. Zlatan Ibrahimovic e pranoi faktin edhe gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Emerson Rojalit.
Edhe pse dihej jo zyrtarisht, profili i kërkuar nga drejtuesi kuqezi është ai i Jusuf Fofanasë. Lojtari këmbëngul për t’u larguar dhe ka një akord në parim me “Djallin” që për ta marrë mund të arrijë të ofrojë deri në 20 milionë euro, ndërkohë që Monakoja dëshiron 15 më shumë. Këtë kërkesa ia plotësojnë klubet angleze si Uest Hemi dhe Mançester Junajtidi, por mesfushori e ka ndarë mendjen për t’u veshur kuqezi ndaj edhe klubi monegaske mund të dorëzohet para këtij fakti për të përfituar diçka. Në të kundërt, do ta humbte futbollistin pas më pak se një viti pa fituar asnjë qindarkë, diçka që nuk i leverdis askujt.
ALTERNATIVAT – Siç na kujton “Corriere dello Sport”, Milani vazhdon ta mbajë Fofanën në krye të listës së prioriteteve. Dhe dëshira për bashkëpunim është e dyanshme aq sa lojtari u tërhoq nga lista e trofeut “Gamper” që të mos luante miqësoren me Barcelonën. Gjithçka për të detyruar klubin e tij ta shesë, teksa edhe drejtori sportiv i Monakosë e ka konfirmuar që është e kotë të mbahet një lojtar kundër dëshirës. E teksa synohet një rrugëzgjidhje për Fofananë, drejtuesit kuqezi nuk po nguten, por tashmë kanë identifikuar plane alternative.
I pari është amerikani me pasaportë italiane Xhoni Kardoso që luan për Betisi i Seviljes. Spanjollët kërkojnë 20-25 milionë euro, një shifër që mund të ulet disi në rast oferte për blerje të menjëhershme. Emri tjetër është ai i Manu Konesë, i cili ka qenë në radarin e kuqezinjve për disa kohë. Francezi 23-vjeçar që sapo ka fituar medaljen e argjendtë olimpike synon të largohet nga Gladbahut dhe do të ishte profili i preferuar i Monkasës.
Për 15 milionë euro mund të largohet nga Gjermania, por fillimisht duhet bindur klubi që dëshiron ta mbajë për te paktën dhe sezonin që do të nisë të shtunën. Deri në fund të muajit ka kohë, por Ibra ka premtuar përforcime të tjera. Dhe me siguri që Fonseka do t’i ketë në grup përpara 30 gushtit.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"