Nga festa për Superioren me kuqezinjtë, në kategorinë e tretë greke. Ish-mbrojtësi i Kombëtares prezantohet në klubin e ri
Nis një aventurë e re për Albi Allën. Mbrojtësi i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare, është kthyer të luajë në futbollin grek, duke firmosur për ekipin e P.O. Atsaleniou.

Ka qenë vetë klubi grek, i cili militon në kategorinë e tretë të këtij vendi, ai që ka bërë të ditur për këtë transferim që është i bujshëm për të, duke pasur parasysh eksperiencën e Albi Allës.
Mbrojtësi ka luajtur për shumë vite në elitën e futbollit shqiptar, ka një eksperiencë disavjeçare dhe në futbollin kinez, ndërsa së fundmi ishte pjesë e grupit të Flamurtarit që siguroi kthimin në Superiore.
“Kategoria e tretë është një eksperiencë e re për mua, një kategori me të cilën nuk kam familjaritet, por jam i sigurt se do të përshtatem shumë shpejt. E di historinë dhe rëndësinë e fanellës së P.O. Atsaleniou dhe jam i lumtur që tani i përkas familjes së kësaj skuadre”, tha ndër të tjera mbrojtësi shqiptar në prezantimin e tij.
PANORAMASPORT.AL













