Nga dëmtimi horror te sulmi i arbitrave, çfarë ndodhi në ndeshjen e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2023 | 20:57

Nga dëmtimi horror te sulmi i arbitrave, çfarë ndodhi në ndeshjen e Kategorisë së Parë

Në Pukë ndodh kaosi, ndërpritet ndeshja në minutën e 92-të. Një gol i anuluar për Tërbunin solli irritimin e lojtarëve vendës dhe më pas tërheqjen e arbitrave nga fusha.

kat1

Me pretendimin se anësori Xhulio Mani u godit në momentin që sinjalizoi pozicionin jashtë loje, ndeshja u ndërpre. Pas konsultës që kryesori Albano Stolaj dhe asistentët e tij kryen, vendosën që të mos i vijonin 7 minutat e mbetura të shtesës (kur në total ishin akorduar 9).

Tani i mbetet Komisionit të Disiplinës për të vendosur për këtë ndeshje, e cila që deri në atë pikë ishte në shifrat 1-1 (pas golave të shënuar nga Ermir Rezi i pukjanëve në të 21-ën dhe Franklin Ahanonu në të 62-ën).

Sakaq, kur ishte minuta e 67-të një ndërhyrje horror e Albi Metanit ndaj Elton Vatës e çoi këtë të fundit në spital. Mori një të çarë gjigante në fytyrë dhe 13 të qepura.

vata

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"