Nga Dede te Bordin, ja si ndryshon Elbasani i Supeirores nën drejtimin e Italianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2024 | 16:40

Nga Dede te Bordin, ja si ndryshon Elbasani i Supeirores nën drejtimin e Italianit

Elbasani i këtij viti është i gjithi për t’u parë, sepse vjen nga Kategoria e Parë si kampion për të konkurruar në Superiore. Historia ka treguar se shumë pak skuadra ia kanë dalë të jenë kompetitive në elitë kur sapo janë ngjitur, por në Elbasan duan të thyejnë edhe këtë “tabu”, siç bënë me kampionatet e kaluara, ku në harkun e tri viteve u ngjitën deri në elitë.

elbasani

Për këtë arsye, klubi ka bërë shumë ndërhyrje në merkato, me plot 12 futbollistë që deri më tani janë “fytyra të reja” dhe pritet t’i japin një tjetër impuls skuadrës. “Panorama Sport” është përpjekur që në bazë të karakteristikave të lojtarëve dhe takimeve miqësore që kanë zhvilluar deri më tani verdheblutë, të “projektojë” Elbasanin e trajnerit Bordin, i cili vjen me disa ndryshime nga ai i Dedes sezonin e kaluar.

SI ISHTE – Në fakt, edhe edicionin e kaluar kishte një rivalitet të madh dhe thuajse për asnjë ndeshje Elbasani nuk ka luajtur me të njëjtët titullarë dhe të njëjtën skemë. Në janar pastaj u bënë disa ndërhyrje në merkato, duke sjellë të tjera lëvizje në formacion. Zakonisht luhej me një rreshtim 4-4-2 ose 4-3-3 dhe përparësia drejt sulmit ishte evidente, gjë që e tregojnë jo vetëm golat e shënuar, por edhe volumi i krijuar në fazën ofensive.

sdffdsfsdfdsdsffsdfsdfsd

Sa u përket titullarëve, Dede i besoi më shumë Totoshit në portë, Lilës dhe Salomaos nga krahët e mbrojtjes dhe Peres me Telushin në qendër. Mesfusha ishte herë me tre dhe herë me katër lojtarë, me Karakaçin, Hilën, A.Kasën dhe Hasanin, ndërsa sulmi me Grecën dhe Lleshin, ndonëse shumë ndeshje si titullar i ka luajtur edhe Leo Melo, kur është bërë “kurban” ndonjë mesfushor.

SI BËHET – E gjithë kureshtja tani është sesi do të jetë Elbasani i këtij sezoni. Është një rebus më vete, për shkak të konkurrencës së madhe në çdo rol, ku vështirë se dikush mund ta ketë ta sigurt vendin e titullarit. Mirëpo, duke parë aktivizimet në miqësore dhe karakteristikat e lojtarëve, gjasat më të mëdha janë që Bordin t’i besojë një formacioni me modulin 3-4-2-1.

sdfsdfdsfdsfdsf

Totoshi për momentin është ai që vijon të mbrojë portën, edhe pas ardhjes së Agostinos, ndërsa Musta, Telushi dhe Lulaj janë treshja e mbrojtjes. Me shumë gjasa, Hakaj dhe Lila janë nga krahët e mesfushës, ndërsa Dros me Qosen do të luajnë në mesin e saj. Mundësitë janë që Ze Gomesh të jetë i vetëm në sulm, i mbështetur nga Hila dhe Hasani, të cilët kanë cilësi dhe eksperiencë, kur kërkohet nevoja në fazën ofensive.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"