Nga Brazili në Kore, Shqipëria do sukses me një ekip… global

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 23:54

Nga Brazili në Kore, Shqipëria do sukses me një ekip… global

Nëntë orë diferencë dhe 8552 kilometra është largësia me e madhe e një futbollisti shqiptar që grumbullohet me ekipin kombëtar.

asani

Fjala është për Jasir Asanin, i cili luan në Korenë e Jugut, një shtet i cili ka një distancë kohore të përshkuar me avion nga Tirana për rreth 15 orë. Thirrja e Asanit për herë të parë në Kombëtare nga Silvinjo tërhoqi vëmendjen edhe për shkak të largësisë që ai është, ndërkohë sa i përket lojtarëve të tjerë të thirrur nga braziliani, Sokol Cikalleshi është ai që luan në Gadishullin Arabik, ku është pjesë e kampionatit të Arabisë Saudite me ngjyrat e skuadrës së Al-Khalej. “Panorama Sport” në hartën e bashkëngjitur tregon secilin shtet ku luajnë të gjithë futbollistët kuqezinj të grumbulluar nga Silvinjo për ndeshjen me Poloninë.

harta

ME SHUMICË NË ITALI – Në total lojtarët janë të shpërndarë në 14 shtete të ndryshme, duke e nisur nga Italia, e cila ka edhe pjesën më të madhe të tyre, ku plot shtatë futbollistë aktivizohen në këtë kampionat. Dy portierët Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, mbrojtësit Marash Kumbulla, Elseid Hysaj dhe Frederik Veseli, si dhe mesfushorët Nedim Bajrami e Kristjan Asllani luajnë në shtetin fqinj, Itali, në Serinë A dhe B.

Ndërkohë më pas renditen Spanja, Anglia dhe Kroacia me nga dy lojtarë. Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu janë dy nga kampionatet spanjolle, ndërkohë në Angli luan Anis Mehmeti dhe Tomas Strakosha. Gjithashtu në kampionatin kroat aktivizohen dy lojtarë të cilët nuk morën minuta në ndeshjen kundër Polonisë, Jon Mersinaj dhe Lindon Selahi.

kombetarja shqiperi poloni

SHPËRNDARJA – Përveç Italisë, Spanjës, Anglisë, Kroacisë dhe Cikalleshit me Asanin që janë në Arabi dhe Korenë e Jugut, lista plotësohet në 8 kampionate të shteteve të ndryshme me nga një futbollist. Enea Mihaj nuk është aq afër pasi luan në Portugali, Ylber Ramadani në kampionatin skocez, Gjasula në Gjermani, Qazim Laçi i sapotransferuar në Çeki, ndërkohë lista vazhdon me Taulant Seferin në Ukrainë, shtet që po haset me agresionin rus, Amir Abrashi në Zvicër dhe Ermir Lenjani në Turqi.

renditja (1)

Ndërkaq, ai që e mban lart flamurin nga kampionati shqiptar është Andi Hadroj, lojtari i Partizanit i cili është grumbulluar në Kombëtare nga Edi Reja dhe së fundmi nga braziliani Silvinjo.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"