Nga Ballshi në Sarandë, Alinani rigjen vëllain

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2022 | 16:55

Nga Ballshi në Sarandë, Alinani rigjen vëllain

Pasi mbylli pjesën e parë të sezonit te Bylisi, klubi e ka huazuar Klaus Alilanin te Butrinti. Një zgjedhje për t’i dhënë më shumë hapësira dhe 19-vjeçari e ka pranuar.

alinani

Përshtatja për mesfushorin nuk është aspak e vështirë, pasi atje ka gjetur edhe vëllain. Nën urdhrat e Artan Banos është edhe Fabjo Alinani, që luan portier.

“Sigurisht që për një futbollist të ri dhe me perspektivë si unë, është mirë që të aktivizohet. Unë jam vetëm 19 vjeç dhe bashkë me Bylisin duke menduar edhe për të mirën time, u huazova në Sarandë. Këtu kam gjetur një ekip shumë të mirë dhe për më tepër që kam edhe vëllain tim. Butrinti ka një grup me djem të talentuar, ndërkohë që jam edhe afër familjes. Huazimin këtu e shoh me vlerë”, tha fillimisht Kluasi, teksa foli për këtë transferim.

Ai ndalet edhe te sfida me Lushnjën: “E kemi vlerësuar, sepse Lushnja ka traditë dhe është një ekip me kualitete. Kam besim se me afrimet që janë bërë në pjesën e dytë, por edhe me mbështetjen e tifozëve tanë, ne do ta fitojmë këtë ndeshje. Butrinti meriton të jetë mes ekipeve më të mira të kësaj kategorie”.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"