Nga Aliji te Çekiçi, 7 kuqezinj të Kombëtares janë pa… ekip
Etrit Berisha, Frederik Veseli, Naser Aliji, Albi Doka, Kastriot Dermaku, Endri Çekiçi dhe Odise Roshi janë ata lojtarë që kanë veshur fanellën kuqezi dhe aktualisht kanë mbetur futbollistë të lirë.
Portieri i Kombëtares u largua nga Empoli dhe nuk po vendos për të ardhmen, ndërkohë edhe Naser Aliji që ishte në Europian u largua nga Voluntari, klubi rumun që luante sezonin e fundit. Gjithashtu pa ekip ka mbetur edhe Frederik Veseli i cili numëron 44 ndeshje me Kombëtaren.
Mbrojtësi luante për Karagumrukun në Turqi. Aventura e fundit e Albi Dokës ishte në Hungari, teksa tani duhet të kërkojë për një skuadër të re. Kastriot Dermaku me një kalvar dëmtimesh, mbyll bashkëpunimin me Leçen e Serisë A, ndërsa Endri Çekiçi dhe Odise Roshi janë dy lojtarë po ashtu të lirë, të cilët sezonin e fundit e mbyllën në Turqi. Ndërkohë tani janë në pritje të një aventure të re, e cila me shumë mundësi do të jetë jashtë Shqipërisë sërish.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"