Nesër takimi, Bubeqi kandidat për stolin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 22:35

Nesër takimi, Bubeqi kandidat për stolin e skuadrës së Kategorisë së Parë

Pas Gentjan Mezanit, në skenë kanë dalë edhe dy emra për stolin. Butrinti ka mbetur pa trajner pas largimit të Miltjadh Gurmës dhe kandidat janë edhe Bekim Kuli me Dorjan Bubeqin. Ky i fundit është në “pole”, aq sa është rezervuar edhe një takim, i cili do të zhvillohet nesër në Sarandë.

Bubeqi

Eksperienca nuk i mungon, pasi ka qenë në drejtim të ekipeve si Besa, Korabi apo rishtas Erzeni. Sarandjotët po mbikëqyren nga drejtori teknik Albert Çakuli, ndërsa nesër pritet të ketë një takim në Sarandë për të zgjidhur çështjen e pankinës.

Kavajasi me shumë gjasa do të jetë në “timon”, por vendimi do të merret pasi palët të dëgjojnë njëra-tjetrën. Butrinti i ka përforcuar të gjitha repartet në këtë merkato vere, ndërsa ka vetëm një mision: të mos diskutojë qëndrimin në Kategorinë e Parë.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"