Postuar: Dhjetor 4, 2024 | 21:17
Nesër hidhet shorti për Botërorin e Klubeve, sa shumë risi
Ditën e nesërme në Majami do të marrë formë zyrtarisht Botërori për Klube në vitin 2025, edicioni i parë me 32 skuadra dhe me 6 konfederata të ndryshme. Interi dhe Juventusi, falë renditjes janë dy përfaqësuesit e futbollit italian dhe do të mësojmë rrugën e tyre drejt finales së madhe.
Në pritje të zyrtarizimit nga FIFA, si zikaltrit dhe bardhezinjtë pritet që të renditen në vazon e dytë. Në të parën mesa duket do të renditen ekipet më të mira të Europës dhe ato të Amerikës së Jugut.
Nesër është një ditë historike sepse për herë të parë ky kompeticion do të ndryshojë “lëkurë” dhe do të ketë spektakël.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"