Nelia Kabetaj dhe Olsian Velia, triumf në kampionatin e çiklokrosit
Federata Shqiptare e Çiklizmit ka zhvilluar të shtunën kampionatin kombëtar të çiklokrosit 2025, aktivitet që u mbajt në Malin e Dajtit.
Ndonëse në kushtë shumë të vështita atmosferike, mes mjegullës, shiut dhe baltës, sportistët sfiduan gjithçka, duke dhuruar një garë të bukur. Në fund u shpallën edhe fituesit, teksa për vajza vendin e parë e zuri çiklistja e talentuar, Nelia Kabetaj, ndërsa në radhët e djemve triumfoi një sportist me eksperiencë si Olsian Velia.
Në fund të aktivitetit, kreu i dyrrotakëve, Skënder Anxhaku, vlerësoi përgatitjet dhe impenjimin shumë serioz të të gjithë sportistëve, ndërsa përgëzoi në veçanti fituesit, që sipas tij janë sportistë të nivelit të lartë. Kjo ishte edhe gara e parë e vitit për Federatën Shqiptare të Çiklizmit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"