“Në Shqipëri më ofendonin, më thërrisnin…”, lojtari brazilian befason me deklaratën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2021 | 23:59

“Në Shqipëri më ofendonin, më thërrisnin…”, lojtari brazilian befason me deklaratën e tij

Futbolli shqiptar paraqiti shumë sfida për mesfushorin sulmues brazilian Adalto Silva. Sidoqoftë, vështirësia e tij më e madhe nuk ishte me vetë sportin, por me sulmet raciste dhe intolerancën fetare. Adalto Silva është aktivizuar për gjashtë muaj tek klubi i Shkumbinit sezonin e kaluar, ku ka mbetur i befasuar nga intoleranca fetare ku nëpërmjet mediave braziliane ai ka folur për këtë eksperiencë:
ADALTO SILVA

“Kur loja jonë do të transmetohej në televizione në të gjithë vendin, ishte një menaxher i cili erdhi tek unë dhe gjithmonë tha që unë nuk duhet të bëja shenjën e kryqit në fushë ose të festoja një gol duke treguar gishtat e mi lart Ai tha se ishte më mirë të shmangim këto gjeste për hir të vetvetes, për sigurinë time. Ajo që dëgjova më shumë, nga tifozët kundërshtarë, njerëz në rrugë dhe madje edhe nga shokët e ekipit, ishte shprehja ‘i krishterë’.

Kohë pas kohe, ajo shoqërohej nga një mallkim. Në dhomën e zhveshjes, kur u gjunjëzova për të thënë lutjet e mia, shokët e mi po më vështronin me një vështrim të çuditshëm. Unë mund të shihja që disa po qeshnin dhe të tjerët thoshin diçka ndërsa unë po lutesha. Unë e konsideroj veten të bardhë, por mendoj se në Shqipëri ata e shohin ngjyrën time ndryshe. Një herë, unë shkova të ankohem tek arbitri gjatë një ndeshje dhe ai më ofendoi. Ai më tha ‘i krishterë’ me një fjalë të keqe dhe drejtoi krahun, në atë gjest të dikujt që po tregon se nuk e respekton ngjyrën time.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"