“Në Shkodër si finale”, ish-trajneri i Teutës Begeja: As barazimi nuk do të mjaftonte
Gentian Begeja, ish-sulmues dhe njëkohësisht trajner i Teutës në periudha të ndryshme në dekadën e fundit, ka komentuar për “Panorama Sport” duelin që durrsakët luajnë sot kundër Vllaznisë në Shkodër. Ai mendon se ndeshja në “Loro Boriçi” do të vendosë shumë për fatet e dy ekipeve, duke qenë se në lojë për Europën është vendi i katërt.
Gentian, si ju është dukur Teuta në këtë fazë të fundit të kampionatit?
Po të kthejmë kokën pas dhe të shohim se në çfarë pozite ishte, mendoj se ka bërë një kampionat relativisht të mirë. Po ashtu, edhe në Kupë, me pak kujdes mund të ishte në finale. Megjithatë, është momenti që skuadra të marrë maksimumin në javët e mbetura.
Skuadra vjen pas një fitoreje me Tiranën në kampionat dhe më pas u eliminua nga Kupa. Ishte Teuta e vërtetë ajo e ndeshjeve me kampionët në fuqi?
Më pëlqeu shumë, pasi ishte skuadër agresive dhe me karakter. Mendoj që ka qenë një nga ndeshjet më të mira të sezonit ajo fitore me përmbysje.
Do të luajë ndaj Vllaznisë në Shkodër, çfarë ndeshjeje prisni?
E parashikoj një ndeshje të luftuar, për vetë rëndësinë që ka në këtë moment delikat të sezonit. Teuta më duket disi më e avantazhuar, sepse po kalon moment të mirë, ndërsa kundërshtari vjen pas disa rezultateve negative. Megjithatë, duhet respektuar Vllaznia, sepse kane një ekip cilësor, qënë çdo moment mund të tëndëshkojë.
Si mund të dalë Teuta mëtri pikë nga ky duel, besoni se bën hapin e madh në Shkodër?
Është ndoshta ndeshja më erëndësishme, sepse mund të ven- dosë fatet e sezonit. Ështëndeshje me kundërshtar direkt dhe e parashikoj shumë të luftuar. Vllaznia ka një skuadër tëmirë, por kam bindjen se Teutado të marrë pikët maksimale nëShkodër, duke u treguar ekip pragmatist.
Do të kënaqej Teuta edhe me një pikë ndaj Vllaznisë?
Nuk mendoj se barazimi do t’u shërbejë skuadrave, duke parë që dhe Laçi apo dhe ndonjë ekip tjetër janë aty afër. Parashikoj një ndeshje ku të dyja skuadrat do të luftojnë vetëm për fitore.
Ju mendoni se ky takimvendos fatin e Teutës për vendin e katërt?
E thashë edhe më lart, se mundtë jetë ndeshja e sezonit, për objektivat që kanë të dyja skuadrat. Nëse Teuta fiton, unë shpresoj shumë te vendi i katërt, që me shumë mundësi e dërgon në Europë.
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"