“Ne na duhet të ndiejmë presion”, Pep Guardila në prag të përballjes me Real Madridin: Jemi përgatitur të performojmë në nivel maksimal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 18:04

“Ne na duhet të ndiejmë presion”, Pep Guardila në prag të përballjes me Real Madridin: Jemi përgatitur të performojmë në nivel maksimal

Mançester Siti do të luaj një përballje delikate me Realin e Madridit, të mërkurën në mbrëmje, ndeshje e vlefshme për raundin çerekfinal të Ligës së Kampioneve. Ky do të jetë takimi i kthimit pasi i pari në Madrid u mbyll me shifrat 3-3. Në prag të ndeshjes, trajneri i “qytetarëve” Pep Guardiola foli në konferencën për mediat në lidhje me këtë takim:

bandicam 2024-04-16 17-34-53-587

“Nëse ne do luanim dje me Madridin, do të ishte ndryshe nga e nesërmja. Dy ndeshje nuk mund të jenë të njëjta. Ata mësuan nga sezoni i kaluar, ne mësuam… ne do të mundohemi të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Kjo është ëndrra dhe në duam ta arrijmë.

Ne na duhet të ndiejmë presionin. Nëse hymë në fushë me mendimin se e kemi fituar sezonin e kaluar kompeticionin, ne nuk do të kemi atë shtysën që na duhet. Ne duhet të jemi të uritur që të luajmë në këto nivele, ne duhet të kemi energjinë e duhur dhe na duhen tifozët. Ndonjëherë na takon të vuajmë sepse nuk mund të jesh nën kontrollin e lojës gjatë 90 minutave. Ne jemi përgatitur të performojmë në nivel maksimal.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"